Basketboll, kualifikohen Turqia dhe Sllovenia

06/09/2010 11:40

Organizatorja e botërorit në basketboll, Turqia dhe Sllovenia janë dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar për në cerekfinalet e këtij aktiviteti, pas fitoreve bindëse me kundërshtarët e tyre Francë dhe Australi.

Turqit e drejtuar nga Tanjevic kanë shkatërruar 95-77 falë lojës mjaft të mirë të Hidayet Turkoglu që ishte dhe shënuesi më i mirë i ndeshjes me 20 pikë. Një start mjaft i mirë i sfidës nga turqit të cilët ishin më të saktë në gjuatjet duke e mbyllur periodën e parë me rezultatin 19-14.

Edhe e dyta ka folur më shumë për vendasit të cilët e rritën avantazhin me 15 pikë, 43-28. Francezi që i shkaktoi më shumë probleme ishte Nicolas Batum, por i vetëm 22-vjecari nuk mundi të ndryshojë rezultatin që në periodën e tretë u mbyll 71-45 për përfaqësuesen turke dhe i gjithë takimi 95-77. Sllovenia vendi më i vogël nga 24 skuadrat në këtë kompeticion ka treguar një formë mjaft të mirë, falë talenteve që ka në përbërjen e saj edhe në ndeshjen e fundit me Australinë duke e fituar atë 87-58.

Shënuesi më i mirë i ndeshjes me 19 pikë ishte Slloveni Jaka Lakovic, pas tij Goran Dragic me 10 pikë. Nga përfaqësuesja australiane, Patrik Mills dhe Xhosef Ingles me 13 pikë ishinë shënuesit më të mirë të saj.

Top Channel