Barcelona me stolin më të shkurtër në kampionat

06/09/2010 15:45

Barcelona ka një stol të shkurtër por padyshim shumë të pasur dhe kjo e bën klubin katalanas një nga më të frikshmit në botë.

5 sulmues, 5 mesfushorë dhe 7 mbrojtës ngrohin stolin bashkë me trajnerin Guardiola, i cili ka mundësi të mbulojë cdo rol në fushë për të 11 lojtarët e formacionit titullar. Në sulm, pothuajse të gjithë lojtarët “blaugrana” janë specialistë në goditjet para portës edhe pse Barca ka stolin më shtatshkurtër të kampionatit spanjoll.

Një tjetër pikë e fortë është edhe sektori i të rinjve ku Guardiola mund të mbështet. Jonathan Dos Santos, Thiago, Romeu, Roberto, Fontas, Bartra, Muniesa e Gomez janë vetëm disa nga emrat premtues të ekipit të të rinjve të Barcelonës që nesër mund të premtojë shumë për ekipin e së ardhmes.

Ndërkohë, Adriano, Maxwell e Pique kanë treguar një nivel të lartë në mbrojtje, madje mund të luajnë edhe më të avancuar, ndërsa Keita mund të mbështesë dyshen Iniesta-Busquets.

Top Channel