“Maracana” mbyll dyert për dy vjet

06/09/2010 15:10

Mbyll dyert për një periudhë 2-vjecare stadiumi më i madh në botë, “Maracana”.

Tempulli mitik i futbollit, i ndërtuar për Botërorin e vitit 1950 që u zhvillua në Brazil, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni për botërorin Brazil 2014. Ndeshja e fundit në këtë impiant mes Flamengos dhe Santosit përfundoi në barazim pa gola.

Në projektin e rikonstruksionit parashikohet edhe ndërtimi i një statuje në nder të legjendarit Pele.

FOTO GALERI
1/4
Stadiumi mitik do të rikonstruktohet

Top Channel