Turneu US Open, fitore e Federer e Djokovic

05/09/2010 14:35

Roxher Federer dhe Novak Xhokoviç vazhdojnë rrugën drejt finales në turneun e US Open.

Zvicerani u kualifikua për në 1/8 e finaleve pasi mundi lehtësisht Pol Henri Matje me rezultatin 3-0.

Takimi u kontrollua mjaft mirë nga numri 2 i botës në tenis i cili i fitoi setet me 6-4, 6-3 dhe 6-3.

Po kaq të lehtë e pati fitoren edhe Novak Xhokoviç që mundi amerikanin Xhejms Blejk me rezultatin 3-0.

Në raundin tjetër tenisti serb do të përballet me amerikanin tjetër Mardi Fish.

Në kampin e femrave, Karolin Vozniaki vazhdon të dominojë mbi kundërshtaret e saj.

Danezja, finaliste e US Open vitin e kaluar, këtë radhë mundi Çan Jung Van nga Tajvani në dy sete me rezultatin 6-1 dhe 6-0.

Përballë 20 vjeçares në 1/8 e finaleve do të jetë rusja Maria Sharapova.

Rusja u kualifikua për në këtë raund pas fitores së lehtë 2-0 ndaj amerikanes Kapra.

Supriza e raundit të tretë të turneut të US Open ishte Jelena Jankoviç.

Tenistja ruse u eliminua nga ky turne nga estonezja Kaja Kanepi e cila fitoi në dy sete 6-2 dhe 7-6.

Për Kanepin, kjo është hera e parë që arrin në 1/8 e finaleve të turneut amerikan.

U kualifikua për më tej edhe rusja Svetlana Kuznetsova e cila në raundin tjetër do të ndeshet me sllovaken Cibulkova.

Top Channel