Zjarr i qëllimshëm ndaj xhamisë në Tenesi

04/09/2010 10:25

Zjarri që dëmtoi pajisjet e ndërtimit në zonën e Qendrës Islamike në Tenesi ka qenë i qëllimshëm.

Autoritetet amerikane kanë ofruar 20 mijë dollarë shpërblim për kë do të ndihmojë në gjetjen e personit që përdori dizel për të ndezur zjarrin.

FBI thotë se ende i duhet të përcaktojë nëse zjarri ishte një vepër kriminale që kishte si motiv racizmin, por nuk saktëson nëse ka të dyshuar.

Ngjarja e së dielës erdhi pas rritjes së frymës anti-myslimane, e cila kundërshton ngritjen e xhamive në Shtetet e Bashkuara.

Qendra Islamike në Tenesi ka zgjeruar ndjeshëm hapësirën e saj dhe po ndërton një kampus të ri. Komuniteti mysliman në Murfresboro thotë ser deri më sot ka jetuar i qetë dhe pa konflikte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA