SHBA, dobësohet uragani “Earl”

04/09/2010 09:45

Uragani ‘Earl’ është dobësuar dhe është transformuar në një stuhi tropikale. Lajmin e kanë dhënë meteorologët amerikanë.

I njoftuar si një prej uraganëve më të fuqishëm në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas ‘Bob’ në vitin 1991, ‘Earl’ ka humbur fuqinë duke kaluar nga kategoria 4 në kategorinë 1.

Ekspertët parashikojnë një dobësim tjetër në 48 orët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA