Kujdes nga gjakpirësit, ata janë kthyer

04/09/2010 14:00

“Night night, sleep tight, don’t let the bed-bugs bite”. Kjo frazë ka qenë për një kohë të gjatë rima e preferuar për të vënë në gjumë fëmijët.

Por tani që ekspertët po paralajmërojnë seriozisht që të bëhet kujdes nga përhapja e epidemisë së insekteve të këqija, a do të arrijë ndonjë nga ne të flerë pasi të kemi fikur dritën?

Filmat me vampira mund të jenë trillime, por insektet gjakpirëse që fillojnë të lëvizin pas muzgut nuk janë aq karizmatike sa figura e Drakulës, por jetojnë në dyshekun dhe jastëkun tonë.

Po! Insektet e këqija janë kthyer dhe studiuesit po paralajmërojnë një epidemi globale.

Top Channel