Basket, Serbia fiton “derbin” me Kroacinë

04/09/2010 19:10

Mbyllet mes emocioneve dramatike ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 të botërorit të basketbollit mes Kroacisë dhe Serbisë, ku kombëtarja serbe arriti të fitojë vetëm në sekondën e fundit me rezultatin e ngushtë 73-72.

Edhe pse kroatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar 8 pikë në avantazh në periodën e parë, e më pak në të dytën, ata nuk arritën të mbajnë këtë ritëm. Serbët në pjesën e tretë rikuperuan gjithçka duke barazpeshuar rezultatin si dhe duke mbajtur ndeshjen në favorin e tyre.

Po me këtë epërsi nis edhe perioda e katërt, në të cilën kroatët përpiqen më shumë dhe arrijnë të barazojnë në minutat e fundit. Por gabimet poshtë koshit ishin ato që i kushtuan kualifikimin kroatavë. Pikërisht në aksionin e fundit të serbëve dhe kur rezultati ishte 72-72 kroatët shkaktojnë faull duke u dhënë 2 goditje të lira kundërshtarëve të tyre kur kishte mbetur vetëm 1 sekondë lojë nga koha e rregullt.

Përballë koshit serbëve u mjaftoi vetëm një pikë për të vazhduar më tej.

Top Channel