“Lamtumirë xhami”, loja e ekstremistëve austriakë

04/09/2010 01:40

Partia e ekstremit të djathtë në Austri, ka shfaqur bindjet e saj ksenofobe edhe në faqen zyrtare të internetit nëpërmjet një loje ku objektivi ishte të shkatërroje të gjitha xhamitë dhe minaretë.

Bëhet fjalë për Partinë Liberale austriake, e cila pas një vendimi të gjykatës së qytetit të Grazit u detyrua të zhvendosë lojën nga faqa e saj, pasi drejtësia e cilësoi atë si nxitëse të urrejtjes rracore mbi bazën e fesë.

Loja e quajtur “Lamtumirë xhamitë” u hodh në faqen e internetit të ekstremistëve austriakë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve rajonale në Stiria më 26 shtator.

Top Channel