
Aktori që interpreton personazhin Crocodile Dundee ka arritur një marrëveshje me autoritetet tatimore në Australi, që i lejon atij të kthehet në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara.
Më parë 70 vjecarit i është ndaluar të lërë Australinë për shkak të mospagimit të një takse disa milionë dollarëshe.
Avokati i tij tha se marrëveshja është arritur pas një bisede “të ngrohtë dhe bashkëpunuese” me autoritetet tatimore.
Hogan u ndalua muajin e kaluar nga Zyra Australiane e Taksimit pasi u kthye në Sidnej për varrimin e së ëmës.
Më herët gjatë javës, aktori deklaroi për një media lokale se nuk ishte në gjëndje të paguante 10% të kërkesës së autoriteteve. “Unë nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë aq para sa mendojnë njerëzit”, është shprehur ai.
Top Channel