US Open, edhe Djokovic në turnin e tretë

03/09/2010 13:00

Serbi Novak Djokovic është kualifikuar për në turnin e tretë të turneut US Open, pasi ka mundur gjermanin Philipp Petzchner 7-5, 6-3 dhe 7-6.

Djokovic ka arritur të fitojë ndeshjen me numrin 52 në botë pas dy orë e 24 minuta lojë.

Në turnin e ardhshëm ai do të përballet me amerikanin James Blake, numri 108 i renditjes botërore, i cili ka eleminuar në katër sete kanadezin Peter Polansky, 6-7, 6-3, 6-2 dhe 6-4.

Top Channel