SHBA, shmanget katastrofa e dytë detare

03/09/2010 08:00

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar makthin e një tjetër batice të zezë, pasi një tjetër platformë nafte shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Por këtë herë nuk pati viktima dhe rrjedhje. Roja Bregdetare amerikane ka bërë të ditur se alarmi në brigjet e Luizianës është tërhequr.

“Zjarri është fikur dhe nuk ka sinjalizime për rrjedhje nafte”, thuhet në një komunikatë zyrtare, të cilës i referohen mediat ndërkombëtare.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme dhe detyroi 13 anëtarët e ekuipazhit që të hidheshin në det, për fat të mirë pa marrë plagë të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA