SHBA, dobësohet uragani “Earl”

03/09/2010 03:10

Lajme të mira për amerikanët. Sipas meteorologëve, uragani “Earl” humbi fuqinë e tij duke u transformuar në një stuhi të kategorisë së dytë.

Gjithashtu meteorologët parashikojnë dobësimin e mëtejshëm të stuhisë me erëra që nuk do t’i kalojnë 140 kilometra për orë. Por autoritetet ende paralajmërojnë banorët që të marrin masa për mbrojtjen ndaj tij, pasi sipas tyre mundësia që “Earl” të godasë fuqishëm brigjet e Karolinës së Veriut janë të mëdha.

“Earl” përgjatë rrugëtimit në Atlantik shkatërroi qindra shtëpi në ishujt Karaibe si dhe shkaktoi 4 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA