Ohajo, guvernatori shpëton një të dënuar me vdekje
03/09/2010 19:10
Guvernatori demokrat i Ohios, Ted Strickland ka shpëtuar jetën e një të burgosuri me vdekje të akuzuar për vrasjen e tre personave.
Avokatët e Kevin Keith, 46 vjeç, kishin mbaruar të gjitha shkallët e apelit për të kërkuar një proçes të ri dhe ekzekutimi ishte vendosur për në 15 shtator.
Por guvernatori i Ohio ka vendosur të kthejë në burgim të përjetshëm dënimin me vdekje duke theksuar se kishte dyshime mbi fajësinë e tij.
“Një gjykatë duhet të analizojë të gjitha dyshimet ekzistuese”, ka shpjeguar ai.
Top Channel