Muzaka i dhuron barazimin kombëtares kuqezi

03/09/2010 22:00

Mbyllet në barazim 1-1 takimi i parë i Shqipërisë në transfertën e vështirë të Rumanisë, duke marre një pikë me mjaft vlerë që në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012.

Ky 90 minutësh është zhvilluar pothuajse tërësisht në gjysmefushën tonë pasi Kuzhe kishte menduar me shumë për mbrojtjen. Që në sekondat e para, Rumania nuk arriti të shënonte pasi goditi shtyllën me Marica dhe më pas Torje nga e djathta e sulmit të Rumanisë ka ushtruar presion gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës.

Pjesa e dytë nisi me të njejtin ritëm ku kuqezinjtë menduan më shumë për mbrojtjen dhe rumunët kërkonin portën, por pa qënë të qartë para katërkëndëshit të Beqajt. Në minutën e 80-të, Rumania shënoi me zëvendësuesin Stancu, i cili përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes tonë, duke e cuar topin në rrjetë pas një goditje nga këndi.

Por i sapofuturi Muzaka i ka dhënë një marsh më shumë Shqipërisë pasi përfitoi nga një krosim i Agollit duke kërcyer fuqishëm në zonën kundërshtare dhe duke realizuar golin e barazimit në minutën e 88-të. Ndeshja nuk pati më histori dhe skuadra e drejtuar nga Josif Kuzhe merr një pikë të cmuar në fushën e Rumanisë, duke pritur takimin e së martës në “Qemal Stafa” ndaj Luksenburgut.     

Top Channel