Lech Walesa, promotori i Euro 2012

03/09/2010 15:55

Ikona e revolucionit që nisi luftën për rrëzimin e bllokut lindor, polaku Lech Walesa do jetë ikona e Euro 2012 që do zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Walesa ka fituar cmimin Nobel për Paqen në vitin 1983 dhe është krijuesi i sindikatës Solidarnosc. Këtë e bën të ditur për mediat sekretari i ish presidentit polak, duke theksuar se knfirmimi zyrtar nga UEFA do të bëhet ditën e nesërme.

Detyra e Walesa-s është të promovojë evenimentin kontinental në të gjithë botën. Disa nga ndeshjet e Euro 2012 do zhvillohen në Danzica, vendbanimi i ish liderit sindikalist.

Top Channel