Kriket, trukimet, në hetim 3 pakistanezë

03/09/2010 01:35

Tre lojtarë të kombëtares pakistaneze të kriketit u pezulluan nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti pasi akuzohen për fiksim ndeshjesh.

Salman But, Mohamed Asif dhe Mohamed Amir, dyshohen se kanë trukuar ndeshjen që kombëtarja e Pakistanit zhvilloi pak ditë më parë kundër kombëtares së Anglisë, ndeshje kjo e humbur prej aziatikëve.

Gjithashtu, një process hetimor ndaj lojtarëve ka hapur edhe Federata Pakistaneze e Kriketit, ndërkohë që ndaj pezullimit të ICC (International Cricket Council), lojtarët mund të apelojnë brenda 14 ditësh.

Top Channel