Ibra: Milani do më japë trofe të shpejtë

03/09/2010 15:15

Nga kampi stërvitor i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic sqaron disa nga detajet e marrëveshjes që e cuan tek Milani.

Shtatlarti sqaron pse refuzoi ofertën milionere të Manchester City-t. “City duhet të përballet me skuadra të tilla si Arsenal, Chelsea dhe United të cilat janë ndërtuar prej vitesh. Zgjodha Milanin sepse dua të fitoj menjëherë trofe. City mund të presë për të ardhmen, unë jo”, thekson suedezi.

Më tej ai flet edhe për ish teknikun Pep Guardiola tek Barcelona. “Problemet nisën në muajin mars. I kam kërkuar shpjegime por nuk më ka dhënë asnjëherë”, përfundon Zlatan Inbrahimovic.

Top Channel