Euro 2012, big-ët nuk gabojnë

03/09/2010 23:30

Përveç Francës, që humbi 0-1 me Bjellorusinë dhe Portugalisë, që barazoi 4-4 me Qipron, të gjitha kombëtaret e mëdha të Europës e nisën pa surpriza aventurën e tyre drejt Euro 2012.

Kështu Gjermania, ndonëse me vështirësi fitoi në transfertë me Belgjikën me rezultatin 1 me 0. Goli u shënua nga Klosë në minutën e 51-të të takimit. Po me diferencën e një goli, por me rezultatin 1-2 fitoi edhe Italia e Prandelit ndaj Estonisë. Axurrët megjithëse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh pas golit të Zernjov në minutën e 31, përmbysin gjithçka me Kasanon në minutën e 60-të dhe Bonuçin në të 63-tën.

Ndërkohë Anglia e Fabio Kapelos pas zhgënjimit në Botërori rikthehet me fitoren e thellë 4-0 ndaj Bullgarisë, ndërsa holandezët shkatërruan 0-5 modestët e San Marinos.

Top Channel