E njeh në web, e përdhunon dhe e filmon

03/09/2010 15:00

Një vajzë e re është përdhunuar nga një i ri që kishte njohur ne internet dhe e gjithë skena është filmuar me celular nga një nga miqtë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza të Italisë.

Vajza, 20 vjeçe, ka denoncuar ngjarjen në polici, e cila ka vënë në pranga tre të rinj me akuzën e dhunës seksuale. Të tre janë 23, 18 dhe 17 vjeç.

E reja kishte njohur një prej tyre nëpërmjet chat-it dhe pas një muaji kontaktesh virtuale, ishin takuar.

Top Channel