Beckham, në fushë më 11 shtator

03/09/2010 13:10

David Beckham pritet të kthehet në fushë më 11 shtator, me rastin e takimit mes Los Angeles Galaxy dhe Kolumbus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori 35 vjecar, përmes ueb sajtit të Ligës Amerikane.

“Shpresoj ta filloj ndeshjen në stol dhe pastaj të luaj për 15-20 minuta”, ka deklaruar Beckham.

I ndodhur jashtë fushe që prej marsit për shkak të një problemi në këmbën e majtë, anglezi rifilloi stërvitjen me skuadrën më 11 gusht.

Top Channel