Barca-Real, shiten biletat e takimit

03/09/2010 12:30

Duhen ende tre muaj, por biletat për takimin Barcelona-Real Madrid janë shitur të gjitha brenda pak orëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle. Sfida e parë “el clasico” mes dy rivalëve të Ligës do të mbahet më 27 ose 28 nëntor.

Ndërkohë, ditën e djeshme Barca nxori në shitje biletat për të gjitha garat e brendshme të kampionatit.

Takimi pritet të jetë edhe një test për blerjet e fundit që kanë bërë dy ekipet, në vecanti Reali, që ka edhe trajnerin e ri, Mourinho.

Top Channel