SHBA, tjetër shpërthim në Gjirin e Meksikës

02/09/2010 18:45

Një shpërthim ka hedhur në erë një platformë nafte në Gjirin e Meksikës, në perëndim të platformës që shpërtheu në muajin prill dhe që shkaktoi një katastrofë ekologjike.

Shpërthimi, që hodhi 13 persona në det, u raportua nga një helikopter privat rreth 09:30 me orën lokale, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Platforma, e cila është ende në flakë, nuk po prodhonte naftë ose gaz, kanë deklaruar burime pranë Departamentit të Sigurisë së Brendshme.

Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar helikopterë dhe varka shpëtimi. Shpërthimi ndodhi rreth 300 kilometra në jug të Gjirit Vermilion, përgjatë prigjeve të Luizianës qëndrore.

Të 13 personat që u hodhën në det janë shpëtuar, bën të ditur roja bregdetare amerikane, e cila saktëson se një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Top Channel