Rumani, kombëtarja kolaudohet në stërvitjen e fundit

02/09/2010 20:30

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore para ndeshjes hapëse të fushatës eleminatore Euro 2012 kundër Rumanisë.

Sipas të dërguarit të Top Channel në Rumani, trajneri Kuzhe ka zhvilluar një stërvitje normale dhe pa dëmtime. Gjatë konferencës për shtyp, Kuzhe tha se nuk e shikon Rumaninë si një nga favoritet e grupit, pasi kjo skuadër ka ndryshuar shumë me atë të vitit 2008 kur na mundi 6-1.

Dyshimi i vetëm i formacionit të kroatit është Salihi apo Duro, ku ky i fundit është më pak i avantazhuar. Në portë do nisë titullar Beqaj, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Vangjeli, Curri, Cana e Agolli. Skela do drejtojë repartin e mesfushës, ndërsa Bogdani pritet të drejtojë i vetëm sulmin.

Top Channel