Mourinho: Jam interist, por Milani është më i fortë

02/09/2010 14:10

Interi ka mbetur në zemrën e José Mourinho. Në një intervistë ekskluzive të publikuar në “Gazzetta dello Sport”, ish tekniku porugez i zikaltërve nuk harron triumfet me klubin e Massimo Moratti-t.

“Forca zikaltër, e them me gjithë zemër, shpresojë që të fitojnë të gjitha, përveç Champions League”, shpjegon Special One.

“Nuk kam parë asnjë ndeshje të takimeve te Interit të ri. Nuk di ç’të them për ekipin aktual, por rezultatet i ndjek, njësoj si me skuadrat e mia të mëparshme”, thekson ai.

Duke folur për Milanin, Mourinho ka theksuar se “është një skuadër më e fortë se vitin e shkuar, por për trofe nuk flas, nuk më përket”.

“Milani në Europë është ndryshe. Edhe kur ne kampionat nuk luan mirë, si vitin e shkuar, në kupa shkon të fitojë në Bernabeu. Ka një status psikologjik që Interi, deri vitin e shkuar, nuk e kishte ende. Milani është me të vertetë i fortë”, theksoi Mou.

Top Channel