FAO: Shtrenjtohen ushqimet

02/09/2010 20:20

Organizata e Botërore e Ushqimit, FAO, deklaron se cmimet e ushqimeve kanë arritur nivelin e tyre më të lartë të këtyre 2 viteve të fundit.

Sipas FAO, rritja e cmimeve ka ardhur si pasojë e frenimit të eksporteve nga qeveria ruse për shkak të thatësirës.

Agjencia thotë se indeksi i saj i cmimit të ushqimeve u rrit me 5% ndërmjet korrikut dhe gushtit. Gjithësesi, kjo është 38% më poshtë sesa kulmi i arritur në korrik të 2008-ës.

Organizata thotë se ka diferenca të forta midis situatës së tanishme dhe pranëverës së vitit 2008, kur cmimet e vajit dhe kërkesa për biokarburantet e cuan fondin botëror të ushqimeve në nivelin më të lartë që prej vitit 1982.

Për shkak të kesaj situate, FAO ka reduktuar parashikimet e saj për prodhimin botëror për lëndët e para ushqimore për vitin 2010.

Sipas këtij parashikimi, prodhimi botëror i drithërave këtë vit do të jetë 1.8% më i ulët sesa parashikimet e tij të korrikut.

Parashikimet për prodhimin e grurit janë rishikuar për herë të dytë brenda 1 muaji. Ai pritet të jetë 5% më i ulët së në 2009-ën.

Organizta botërore e ushqimit parashikon se edhe prodhimi i orizit pritet të jetë gjithashtu i ulët. Pjesa më e madhe e kësaj uljeje vjen si pasojë e përmbytjeve në Pakistan dhe pritjeve të ulëta në Kinë, Egjipt, Indi, Laos dhe Filipine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA