Euro 2012 në SuperSport

02/09/2010 20:40

Sfidat eleminatore të Euro 2012 do të rikthejnë emocionet e përballjeve të skuadrave të mëdha europiane, shume prej tyre të rindërtuara pas botërorit të fundit Afrikë e Jugut 2010.

Nuk do te mbetet jashte ketyre emocioneve edhe Kombetarja Shqiptare e cila do ta nise rrugetimin e saj ne Rumani. Pas nje transmetimi te suksesshem, paketa SuperSport do te vazhdoje te sjelle edhe kete edicion ne shtepite e shqiptareve sfidat kualifikuese te Kombetares sone dhe perfaqesuesve me te njohura te futbollit boteror drejt Euro 2012, eventin me te rendesishem futbollistik te kontinentit qe do te zhvillohet ne Poloni e Ukraine.

Te premten SuperSport do te transmetoje direkt nga Rumania sfiden e pare te kuqezinjve te Kuzhes, nderkohe qe do te jene te pranishem edhe kundershtaret ne grup, Franca dhe Bjellorusia, Gjermania dhe Italia e re qe tashme drejtohet nga Prandeli.

Vetem pas 4 ditesh, me 7 shtator ne ekranin e SuperSport, do te transmetohen edhe ndeshjet e dyta ne grupe. Shqiperia do te perballet ne “Qemal Stafa” me Luksenburgun, Greqia do te luaje ne transferte me Kroacine, Anglia e Don Fabio do te ndeshet me Zvicren, nderkohe qe nuk do te mungoje dhe miqesorja e luksit, kampionet e botes ne fuqi, Spanja me Argjentinen.

Top Channel