Diego: Marotta nuk është i denjë për Juventusin

02/09/2010 15:25

Braziliani Diego duket se ka rigjetur lumturinë pas rikthimit në Gjermani nga ku nuk i kursen fjalët e ashpra ndaj drejtuesve të Juventusit.

Në shenjestër të fantazistit është drejtori i përgjithshëm, Marotta. “Punonte në hije edhe pse trajneri Delneri më tha se isha pjesë e projektit. Marotta dëshiron vetëm italianë, jo kampionë. Ka gabuar gjithcka në fushatën e blerjeve pasi Juve ka lojtarë të mirë por jo kampionë”, shprehet Diego për “Gazzetta dello Sport”.

Në vijim ai shton dozën e akuzave ndaj drejtorit të bardhezinjve. “Ai nuk e ka kuptuar ende se cfarë do të thotë të punosh për Juven sepse nuk ka punuar asnjëherë për një skuadër të denjë për të fituar kampionatin”, shton braziliani.   

Top Channel