Borriello: De Rossi më bindi me një sms

02/09/2010 18:00

Marco Borriello është prezantuar zyrtarisht tek skuadra e Romës ku ka zbuluar edhe një detaj që e bëri të vendoste për t’u bashkuar me kryeqytetasit dhe jo me Juventusin.

Një sms i mesfushorit De Rossi duket se ka mjaftuar që ish bomberi i Milanit të vendoste në orët e fundit të merkatos për të ardhmen e tij. “Po fillon aventura me e bukur futbollistike e karrierës tënde, hajde të fitojmë”, i shkruajti mesfushori romanist shokut të tij.

“Më preku shumë dhe vendosa për një sekondë”, thekson Borriello që tashmë ka gjetur një tjetër shtëpi të madhe. “Pranova Romën sepse këtu ka një projekt të madh dhe një skuadër po aq të madhe. Tifozëve ju them se do jap shpirtin”, shton ish bomberi kuqezi. Në vijim ai shton se këtë transferim ia dedikon presidentes Rosella Sensi.

“Unë jam një njeri i ndjeshëm prandaj përqafova këtë projekt. Skuadra ishte e kompletuar që para ardhjes time dhe tani është më kompetitive. Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, i sigurt se do zhvilloj një kampoionat pozitiv”, shton Borriello. Në fund ai thekson se Milan, Roma dhe Inter do jenë skuadrat në luftë për këtë sezon.  

FOTO GALERI
2/4
Bomberi njihet me shtepine e re

Top Channel