Bjelloruses Azarenka i bie të fikët në fushë

02/09/2010 09:10

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka është ndjerë keq gjatë turit të dytë të Us Open që po zhvillohet në Flushing Meadows, pranë New York.

Numri 10 i turneut ishte në përballjen kundër argjentinases Gisela Dulko dhe ishte në disavantazh 5-1 në setin e parë.

Bjellorusja pas 34 minutash lojë është rrëzuar në tokë dhe ka mundësi që shkak për këtë të jetë bërë i nxehti.

21-vjecarja është një prej lojtarëve më në formë të kësaj vere dhe arriti një fitore në Stanford dhe një gjysmëfinale në Montreal.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel