Zidane stërvitet me Bleus

01/09/2010 16:00

Zidane është kthyer ne kombëtaren franceze, por vetëm për një ditë teksa skuadra po përgatitet për ndeshjen e parë kualifikuese te Euro 2012, të premten kundër Bjellorusisë në “Stade de France”.

“Është shumë bukur dhe kënaqësi të veshësh sërish uniformën”, ka komentuar Zidane duke dalë nga fusha.

Vizita e Zizou është bërë me ftesë të Blanc për t’i dhënë një mesazh të mëtejshëm kombëtares së re mbi shpirtin dhe krenarinë e fanellës Bleu.

Top Channel