Van der Vaart tek Tottenham

01/09/2010 18:10

Rafa Van der Vaart është zyrtarisht i Tottenham. Skuadra angleze e ka blerë nga Reali i Madridit për rreth 11 milionë euro.

Futbollisti holandez ishte kërkuar edhe nga Bayern dhe Schalke 04.

Transferimi i tij ka ardhur dje pak para mbylljes së merkatos dhe kalimi është në shqyrtim nga gjykata.

Van der Vaart kishte shkuar tek Reali i Madridit në 2008-n pas tre sezoneve në Hamburg.

Ai ka veshur 83 herë fanellën e kombëtares holandeze duke shënuar 16 gola.

Top Channel