Moratti: Milan? Sulm fantastik

01/09/2010 12:05

Presidenti i Interit, Massimo Moratti komenton merkaton e fuqishme të Milanit gjatë ditëve të fundit, duke e pranuar se kuqezinjtë do jenë kundërshtarët më të rrezikshëm në luftën për të mbrojtur titullin kampion.

“Milan ka një sulm të jashtëzakonshëm dhe më në fund përballja me ne do të jetë reale”, shprehet pronari zikaltër. Më tej, ai shton se Interi është i fortë, prandaj nuk ka nevojë për asnjë element të ri. “Jemi në rritje dhe duhet të kemi durim. Gjatë viteve të fundit, barazimi në ndeshjen e parë na ka sjellë fat”, shton manjati italian i naftës.

Moratti pohon gjithashtu se Interi ka pësuar ndryshime të rëndësishme psikologjike dhe në fund të sezonit skuadra do arrijë në formë.  

Top Channel