Milan, Robinho kushtoi 18 milionë euro

01/09/2010 09:10

Braziliani Robinho i ka kushtuar 18 milionë euro plus bonuset skuadrës së Milanit.

Këtë e bën të ditur administratori i deleguari shoqërisë italiane, Adriano Galliani. Numri 2 kuqezi shtoi se braziliani do veshë fanelën me numër 70, ndërsa sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic do mbajë fanelën numër 11.

Dy vjet më parë, Manchester City pagoi plot 42 milionë dollarë tek Real Madrid, për të marrë lojtarin e talentuar brazilian, i cili dështoi në aventurën e tij angleze. Ndërkohë, sulmuesi Borriello iu shit Romës 10 milionë euro plus tre të tjera me këste.

Top Channel