Gara e Belgjikës, Massa, cfarë parregullsie…

01/09/2010 08:35

Në garën e fundit, atë të Belgjikës në pistën SPA, braziliani Felipe Massa ka bërë një gabim gjigand duke mos rënë aspak në sy.

Një i apasionuar nga shkallët e pistës belge ka filmuar me aparatin e tij, nisjen e makinave ku bie në sy vendosja jo e rregullt e ferraristit. Praktikisht Massa ka fituar distancë ndaj kundërshtarëve dhe duhej të ishte penalizuar me 10 sec në bokse.

 Por mesa duket, kjo parregullsi nuk ka rënë në sy dhe braziliani do kalojë pa u dëmtuar.

Top Channel