Zakeroni, trajneri i kombëtares japoneze

31/08/2010 13:25

Ish trajneri i Milanit dhe Juventusit, Alberto Zakeroni është trajneri i ri i kombëtares japoneze.

I prezantuar nga presidenti i federatës vendase, Zakeroni pohoi dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë në këtë detyrë.

“Kam dëshirë që të drejtoj kombëtaren japoneze për shumë vite, por kjo është edhe në varësi të rezultateve”, ka deklaruar Zakeroni.

“Kam patur eksperienca të mira me klubet me të mira të Serisë A dhe kjo do të jetë një sfidë e re për mua. Do të vazhdojmë punën e mirë që ka bërë më parë kolegu im Okada, do të vazhdojmë të luajmë në nivele të larta ndërkombëtare”, ka përfunduar tekniku italian.

Dy sfidat e para të Zakeronit do të jenë miqësoret e 4 dhe 7 shtatorit me Paraguajin dhe Guatemalën.

Sipas medjave vendase, kontrata me federatën është dy vjeçare, ndërkohë që tekniku italian do të përfitojë 2.37 mln $.

Top Channel