US Open, Federer kalon pa probleme

31/08/2010 16:30

Roger Federer ka mundur lehtësisht në tre sete argjentinasin Brajan Dabul, duke kaluar në raundin e dytë në turneun US Open, aktivitet ky i fituar 5 herë nga zvicerani.

Federer i cili e ka fituar titullin e fundit në këtë turne në 2008, asnjëherë nuk u pa në vështirësi ndaj rivalit që mban numrin 94 në renditjen botërore. Ndeshja e zviceranit ndaj argjentinasit Dabul zgjati 93 minuta dhe në fundin e saj Federer u dhuroi spektakël tifozëve, me një gjuatje që e kishte bërë në gjysëmfinalen e vitit të kaluar me Djokovic.

Supriza e ditës së parë në kategorinë e meshkujve ishte eleminimi i shpjetë i ish numrit 1 i botës, Leyton Hewitt, i cili u mund nga francezi Matjeu në një ndeshje maratonë që zgjati 5 sete. Në kategorinë e femrave, amerikania Venus Williams tregoi se kishte probleme me dëmtimin në një gju, por kjo nuk e pengoi të fitonte ndaj italianes Roberta Vinci me shifrat 6-4 6-1 në një ndeshje të luajtur me drita.

Top Channel