Basketboll, Botërori, Turqia thyen Greqinë

31/08/2010 22:30

Kombetarja turke ka fituar edhe ndeshjen e tretë në grupin C, këtë herë përballë Greqisë me rezultatin 76-65, duke ruajtur pozitat në vendin e parë me 6 pikë.

Një ndeshje më e mirë kjo për turqit e drejtuar nga Tanjeviç, të cilët kanë qenë më të saktë në gjuatjet për 3 pikë dhe gjithashtu të ngjeshur në mbrojtje duke mos i dhënë shumë mundësi grekëve të çonin ndeshjen në avantazhin e tyre.

Perioda e parë përfundoi me rezultatin 22-15, ndërkohë që në të dytën grekët kanë qenë më mirë duke zbritur deri në 2 pikë diferencën, dhe mbyllur pjesën e parë 41-39.  

Por epërsia e grekëve nuk ka shkuar më tej, pasi në dy periodat e fundit turqit janë rikthyer sërish dominues duke thelluar avantazhin dhe duke mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 76-65.

Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte turku Ersan Ä°lyasova me 26 pikë ndërsa për grekët ishte Bourousis me 15 pikë.

Supriza e ditës së tretë është humbja e Spanjës me Lituaninë. Kampionët e botës në fuqi, të cilët në këtë botëror nuk janë në formën e 4 viteve më parë, e kanë dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërkohë që kanë bërë gabimin fatal në pjesën e fundit të saj.

Vetëm 9 pikë të shënuara nga ana e tyre në periodën e fundit kundrejt 23 pikëve të Lituanezëve të cilët përmbysën rezultatin duke e mbyllur të gjithë ndeshjen 76-73 në favor të tyre.

Vështirësohet kështu kualifikimi i kampionëve të botës në fuqi të cilët ndodhen në vendin e 3 në grupin D me vetëm 4 pikë.

Top Channel