Zaccheroni merr drejtimin e Japonisë

30/08/2010 11:20

Për herë të parë një trajner italian është ulur në krye të stolit të kombëtares së Japonisë.

Alberto Zaccheroni është emëruar teknik i kombëtares aziatike pasi ka hedhur firmën në kontratën e ofruar nga federata nipotike.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Yomuri” sipas së cilës, njoftimi zyrtar do të kryhet gjatë orëve të ardhshme. Zaccheroni mbërriti dje në sekret të plotë në ishull dhe brenda pak kohësh arriti të binte dakort me krerët e federatës.

Top Channel