Superliga, Skënderbeu merr kryesimin

30/08/2010 08:45

Skënderbeu ka marrë fitoren e dytë në Superligë dhe falë golavarazhit më të mirë ruan pozitat në krye të klasifikimit me 6 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të dytë.

Këtë herë korcarët e drejtuar nga Muca kanë mundur Teutën me rezultatin e pastër 2-0. Skënderbeu e ka dominuar të gjithë ndeshjen duke shënuar nga një gol në cdo pjesë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 22 kur pas një mosmarveshjes me Shetës dhe portierit Rizvani, Soza i pashqetësuar shtyu topin drejt rrejtës.

Edhe në të dytën janë korcarët që dominojnë, ndërkohë që durrsakët kërkon të rrezikojnë me kundërsulm. Në minutën e 69, Skenderbeu fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga kapiteni Shkëmbi. Pak minuta më vonë edhe durrsakët fitojnë një 11 metërsh por gjuajtja e Kalotit grushtohet nga Orges Shehi.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave Flamurtari mundi 2-1 Tiranën falë golit të Daniel Xhafës në pjesën e dytë. Dinamo kampionia në fuqi është rikthyer te fitorja, pasi ka mundur 2-1 Besën në “Qemal Stafa”. Edhe Elbasani ka marrë fitoren e parë këtë sezon, pasi ka mundur në Ballsh 2-1 Bylisin, ndërkohë që Kastrioti dhe Vllaznia ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Java e dytë e Superligës do të mbyllet me sfidën Laci-Shkumbini që do të luhet ditën e hënë.

Top Channel