Milan tenton tjetër goditje, Robinho

30/08/2010 13:50

Kur duhen edhe rreth 24 orë nga mbyllja e merkatos, Milan rezulton skuadra më agresive.

Pas blerjes së Zlatan Ibrahimovic, kuqezinjtë janë vetëm një hap larg brazilianit Robinho në pronësi të Manchester City-t. Detajet me lojtarin janë caktuar dhe tani duhet që të arrihet një marrëveshje edhe me skuadrën angleze.

Flitet për formulën e huazimit dhe ka shumë mundësi që Galliani të arrijë të njëjtën zgjidhje si me Ibrahimovic. Nga ana tjetër mendohet se City pëlqen sulmuesin Borriello. 

Top Channel