Alarm shëndetësor për Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë: Fruthi shqetësim kryesor për tifozët që udhëtojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada
U luajt vetëm ndeshja e parë e kampionatit dhe spanjollët kanë nisur akuzat ndaj trajnerit Jose Mourinho që e kërkuan me aq ngulm kur ai drejtonte Interin.
“Debutimi me Realin e ri? Keq!” shkruan “AS” që shton se futbolli i skuadrës së tij është frustrues. “Mungoi gjithcka, ritëm, fluiditet qartësi dhe konkretizim”, shkruan “Marca” pas barazimit 0-0 me Majorkan.
Nga ana tjetër “AS” vë në dukje zhgënjimin pas pritshmërisë së madhe. Gjithsesi, “Marca” vijon me optimizëm duke thënë se Reali është ende në ndërtim dhe Mourinho ka nevojë për një sulmues. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është dëmtuar të dielën dhe do qëndrojë jashtë për tre javë.
Top Channel