Luis Fabiano zgjat kontratën me Sevilian

30/08/2010 15:45

Sulmuesi brazilian Luis Fabiano ka zgjatur kontratën me Sevilian, deri në 2013.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll. Fabiano, 29 vjec, titullar në Selecao në botërorin e Afrikës së Jugut.

Ai ka mbërritur në Sevilia në 2005-ën pasi kishte luajtur me Porton. Sezonin e shkuar ai ka shënuar 15 gola në ligë.

Top Channel