Laçi fiton me Shkumbinin, i treti në renditje

30/08/2010 20:25

Laçi ka mundur 2-0 Shkumbinin duke u ngjitur në vendin e tretë në klasifikimin e Superligës, pas javës së dytë.

Edhe pse peqinasit kanë pretendime në këtë kampionat, ata ende nuk kanë mundur të marrin 3 pikët e para.

Laçianët kanë dominuar në pjesën e parë, por goli i avantazhit u shënua vetëm në fundin e këtyre 45 minutave nga Cavric.

U mendua se në të dytën peqinasit do të reagonin dhe laçianët do të mbronin rezultatin, por ndodhi e kundërta.

Vendasit dyfishuan me Vilfor Hysën në minutën e 60 dhe kishin raste të tjera për ta thelluar rezultatin, por portieri i Shkumbinit Kotorri nuk e lejoi një gjë të tillë.

Tashmë Laçi gjendet në vendin e 3 është 2 pikë larg kryesuesve të Skënderbeut, ndërsa Shkumbini ndodhet në vendin e 9 me vetëm 1 pikë.

Top Channel