Cristiano Ronaldo, jashtë për tre javë

30/08/2010 15:30

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë për tre javë pas një dëmtimi në kaviljen e djathtë, në ndeshjen me Majorkën.

Lajmin e ka bërë të ditur Reali i Madrid në faqen e vetë zyrtare.

Ai do të humbasë dy gara për kualifikimin në Euro 2012 të kombëtares së tij kundër Qipros dhe Norvegjisë, ashtu si edhe takimin e kampionatit me Osasuna dhe ndeshjen për Champions League kundër Ajax.

Top Channel