Botërori i basketbollit, befason Sllovenia

30/08/2010 20:30

Sllovenia ka mundur përfaqësuesen kroate me rezultatin 91-84, duke u bërë dhe skuadra surprizë e ditës së tretë të botërorit të basketbollit.

Kroatët e kanë nisur më mirë lojën duke mbyllur periodën e parë me avantazhin 18-16, ndërsa të dytën 44-39.

Gjatë këtyre dy pjesëve të para Marko Tomas shënoi 13 pikë për kombëtaren kroate, ndërsa për sllovenët shënuesi më i mirë ishte Uros Slokar.

Pas pushimit është Sllovenia ajo që me pikët e njëpasnjëshme e çon rezultatin 50-49 në favor të vet dhe del për herë të parë gjatë gjithë minutave në avantazh.

Falë gjuatjeve të sakta për 3 pikë të Dragic dhe Nacbar, Sllovenia e mbyll periodën e tretë me rezultatin 65-59.

Në fundin e sfidës edhe pse kroatët shkurtuan diferencën e pikëve, gjuajtjet e sakta të Samo Udrih dhe Nacbar i dhanë fitoren e dytë në grupin B, kombëtares sllovene e cila dy ndeshjet e fundit do t’i luajë përballë Brazilit dhe përfaqësueses së Iranit.

Top Channel