Barcelona, nis mbarë sezonin

30/08/2010 08:45

Kampionia e Spanjës në fuqi, Barcelona ka treguar pretendimet e saj për këtë sezon që në ndeshjen e parë duke shkatërruar 3-0 Santander.

2 minuta e 35 sekonda i kanë mjaftuar Leo Messi-t për të zhbllokuar rezultatin. Në mesin e pjesës së parë vjen dhe goli i dytë me Andres Iniesta, i cili përfiton nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar dhe e dërgon topn në rrjetë. Vendasit kishin mundësinë për të shënuar golin e parë por Cite nuk shënoi me 11 metërsh.

Ndeshja mbyllet përfundimisht në minutën e 62-të, kur David Villa shënoi golin e tretë për skuadrën dhe të parin me fanelën e Barcelonës. Ka startuar me një barazim pa gola në Mallorca aventura e Joze Mourinho-s në krye të pankinës së Real Madrid. Galaktikët edhe pse me blerjet e reja në fushë nuk kanë mundur të bëjnë të tyren fitoren, duke dalë nga kjo sfidë me barazimin 0-0 dhe me vetëm 1 pikë.

Top Channel