Milan zyrtarizon blerjen e Ibrahimovic

29/08/2010 12:30

Zllatan Ibrahimovic është lojtai i Milanit. Skuadra kuqezi ka zyrtarizuar mbrëmjen e së shtunës blerjen e sulmuesit 28-vjecar nga Barcelona me formulën e huasë.

Ibrahimovic do të jetë hua në këtë sezon të parë te Milani i cili ka të drejtë ta blejë lojtari në sezonin e ardhshëm për 24 milionë euro, një shifër kjo që sipas drejtorit të klubit italian, Adriano Galiani, do të paguhet me 3 këste në 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që ditën e hënë sulmuesi suedez do të bëjë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë një kontratë 4-vjecare.

“Kemi një sulm fantastik. Të gjithë do të argëtohen me Milanin që është padyshim një nga skuadrat më të forta në botë”, ka thënë menjëherë pas marrëveshjes Zlatan Ibrahimovic, i cili do të prezantohet pasi të rikthehet nga ndeshja me përfaqësuesen e tij.

Top Channel