Belgjikë, Hamilton fiton në garën e “cmendur”

29/08/2010 15:35

Lewis Hamilton është fituesi i garës së Belgjikës në Formula 1 ku pista e Spa Francorchamps priti pilotët më të shpejtë në botë në një spektakel ku ndodhi gjithcka.

Britaniku e nisi menjëherë mirë garën pasi zuri vendin e parë që në nisje, duke mos e braktisur asnjëherë këtë pozicion. Pavarësisht motit të paqëndrueshem, britaniku ka zhvilluar një garë perfekte edhe pse disa xhiro nga fundi doli përkohësisht nga pista.

I dyti u rendit Mark Webber që bëri një start të keq por arriti ta mbante makinën në pistë duke shpresuar tek titulli kampion. Garë pozitive edhe për polakun Robert Kubica me BMW, i cili e mbylli garën në vendin e trete. Dhjetëshen e parë e mbyllin, Massa, Sutil, Rosberg, Schumacher, Kobayashi, Petrov e Alguersuari.

Fernando Alonso ka bërë gjithcka në këtë garë pasi fillimisht u godit nga Barrichello dhe shkoi dy herë në bokse por më pas shkoi deri në vendin e pestë ku braktisi garën disa xhiro nga fundi. Pas kësaj gare, Hamilton ngjitet në vendin e parë të renditjes me 182 pikë, duke lënë pas australianin Webber me 179.

Top Channel