Bayern Munchen, Robben rrezikon 5 muaj jashtë

29/08/2010 13:25

Sulmuesi i Bayen Munchen, Arjen Robben rrezikon 4-5 muaj pushim absolut për shkak të një tërheqjeje në kofshë.

Kjo do të thotë se me shumë mundësi ai mund ta humbasë pjesën e parë të sezonit në Bundesligë dhe atë të Champions League. Drejtori i klubit bavarez Christian Nerlinger, ka theksuar në gazetën “Bild” se rekuperimi nuk po ecën sipas parashikimeve.

Rikthimi mendohej për në tetor por holandezi 26 vjecar ka rrezikuar shumë me botërorin. Sipas Nerlinger, Robben nuk duhej të ishte aktivizuar në Afrikën e Jugut.

Top Channel